Ndërpritet ndeshja Bayern Munich –Bayer Leverkusen (Foto)
18/08/2017
Ndeshja mes Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen është ndërprerë për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut.
Pjesa e parë ishte mbyllur me rezultat 2-0, ndërsa me të filluar pjesa e dytë gjyqtari i ka dërguar lojtarët përsëri në dhomat e zhveshjes.
Tifozët filluan të largohen shpejtë nga shkallët e stadiumit, ndërsa Bayern ka kërkuar të mos bëjnë panik.
“Për shkak kushteve të vështira të shiut ndeshja është pezulluar deri në orën 21:50, ku do të fillojë përsëri”, shkruan Bayern në twitter.
Golat për Bayernin i ka shënuar Sule dhe Tolisso. /Telegrafi./


