Ndalen negociatat për rinovimin e Ancelottit
21/11/2010
Sunday Mirror thotë se ky hap i drejtuesve të Chelseat vjen pas pakënaqësive me rezultatet e fundit, përkundër faktit se italiani është duke i mbajtur Blutë në krye.
Pronari Roman Abramovich nuk është aspak i disponuar që të bëjë shaka me klubin e tij, prandaj e ka rishqyrtuar pozicionin e tij ndaj strategut italian, duke zgjuar kështu një valë të re spekulimesh. /Telegrafi/


