Please enter at least 3 characters.

Ndahet nga jeta aktori Minella Borova

2016/01/f.0630190335571_m.jpg

Borova njihet për rolet e tij kinematografike në filma si “Pylli i Lirisë”, “Në fillim të verës”, “Udhëtim në Pranverë”, “Shoku ynë Tili” etj. Ka pasur role kryesore në mbi 13 filma.

Borova lindi në Korçë më 22 shkurt të vitit 1947. Studimet e larta i kreu në degën e Aktrimit në Institutin e Lartë të Arteve, ku është diplomuar në vitin 1969.

Më pas ka punuar edhe si pedagog pranë këtij universiteti, ndërsa gjatë viteve që jetoi në Argjentinë shërbeu edhe si diplomat i Shqipërisë atje. /TCH/