Napoli - Roma, formacionet zyrtare
03/03/2018
Napoli dhe Roma kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.
Napolitanët janë nikoqir të Romës në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit spanjolle, e cila fillon nga ora 20:45.
Skuadra e Maurizio Sarrit është në formë të lartë këtë sezon dhe dëshiron një fitore ndaj Romës për të qëndruar lider në kampionat.
Në anën tjetër, Roma ka humbur në ndeshjen e fundit dhe dëshiron rezultat pozitiv për të qëndruar në pozitat që dërgojnë në Ligën e Kampionëve.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Napoli: Reina; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Mario Rui; Allan, Jorginho, Zielinski; Callejon, Mertens, Insigne.


