Please enter at least 3 characters.

Napoli dhe Interi do të takohen për Icardin

2019/07/MauroArgetnina.jpg
257:"MELBOURNE, AUSTRALIA - JUNE 09: Mauro Icardi of Argentina looks on from the bench before the Brazil Global Tour match between Brazil and Argentina at Melbourne Cricket Ground on June 9, 2017 in Melbourne, Australia. (Photo by Robert Cianflone/Getty Images)
12:"Getty Images

Napoli pritet të mbajë takim me përfaqësues të Interit për të biseduar lidhur me arritjen e marrëveshjes për Mauro Icardin.

Sipas Corriere dello Sport, krerët e klubit, Aurelio De Laurentiis dhe Andrea Chiavelli, do të takohen me drejtorin gjeneral të Nerazzurrëve, Giuseppe Marotta, në Milano për t'i nisur negociatat për argjentinasin.

Kjo pritet të ndodhë pas disa javësh prej se drejtori sportiv i Partenopei, Cristiano Giuntoli dhe bashkëshortja dhe agjentja e sulmuesit, Wanda Nara, kanë shkëmbyer komente përmes mediave.

Napoli ka nevojë për përforcime në fazën e sulmit, pasi dështoi në transferimin e Nicolas Pepe dhe ndoshta të James Rodriguezit.

Në ndërkohë, në garë për Icardin është edhe Juventusi, mirëpo Interi preferon më shumë t'ia shesë Partenopeit sesa rivalëve Bianconerë. /Telegrafi/