Najada dhe Olsi operë sapuni
21/03/2009
Para një jave është spekuluar për një lidhje të re Najadës, pasi që ajo ishte fotografuar në një moment romantik me një mashkull në një nga lokalet e Tiranës.
Mirëpo, duket se ajo nuk heq dorë nga ‘dashuria e vjetër’, pasi që vetëm tre ditë pas, Najada është fotografuar teksa po qëndronte bashkë me Olsin.
Kohë më parë Najada kishte njoftuar se lidhja e saj me Olsin ka marrë fund, megjithatë gjithçka mbetet e paqartë në vazhdimin e ‘miqësisë’ së tyre.


