Please enter at least 3 characters.

Mustafa për takimin e 2 shtatorit në Uashington: Rikonfirmim i angazhimit të SHBA-ve në procesin e dialogut

2020/07/Konference-Isa-Mustafa-pase-mbledhjes-se-kryesise-se-LDK-se-foto-Ridvan-Slivova-11.jpg

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se takimi i 2 shtatorit në Uashington është rikonfirmim i angazhimit të SHBA-ve në procesin e dialogut.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se roli i SHBA-së dhe BE-së në përmbylljen e procesit të dialogut me Serbinë me njohje reciproke është i një rëndësie të madhe për Kosovën.

Postimi i plotë:Takimi në Washington, më 2 shtator, një lajm i pritur, i cili rikonfirmon angazhimin e SHBA-ve në procesin e dialogut.Kosova nuk e ka humbur asnjëherë besimin në partneritetin e fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është mirënjohëse për tërë përkrahjen e saj.Roli i SHBA-së dhe BE-së në përmbylljen e procesit të dialogut me Serbinë me njohje reciproke është i një rëndësie të madhe për Kosovën. /Telegrafi/