Please enter at least 3 characters.

Mustafa për aksionin e Policisë në veri: Zbatimi i drejtësisë nuk duhet ta shqetësoj askënd

2018/09/Konference-e-Isa-Mustafa-dhe-Sigmar-Gabriel-foto-Ridvan-Slivova-31-780x439.jpg

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa nëpërmjet një shkrimi të bërë në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka përshëndetur aksionin e ndërmarrë nga Policia e Kosovës kundër krimit të organizuar.

Mustafa ka thënë se krimi i organizuar nuk njeh etni, dhe se zbatimi i drejtësisë nuk duhet ta shqetësoj askënd dhe as Serbinë, transmeton Telegrafi.

Shkrimi i plotë:"Të nderuar qytetarëDuhet të përshëndetet çdo aksion dhe veprim ligjor e legjitim i organeve të drejtësisë së Kosovës në tërë territorin e Republikës. Krimi i organizuar nuk njeh etni, ashtu siç nuk duhet të njoh as ligji. Të gjithë ata, shqiptarë, serbë, boshnjakë etj, zyrtarë e jo zyrtarë duhet të përgjigjen në mënyrë të barabartë para ligjit për veprimet e dëmshme që po ia shkaktojnë vendit. Drejtësia nuk guxon të jetë selektive si në rastin e fajdeve. Zbatimi i drejtësisë nuk duhet ta shqetësoj askënd dhe as Serbinë, nëse ata nuk janë të involvuar në këto veprime kriminale"./Telegrafi/