Please enter at least 3 characters.

Mustafa: Investimet e sektorit privat po shënojnë rënie të vazhdueshme, kjo është pasqyra më reale e gjendjes ekonomike

2023/06/Arben-Mustafa-interviste-foto-Ridvan-Slivova-1-e1687257736329.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Koordinatori për Financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa ka thënë se investimet private në Kosovë në tremujorin e tretë të këtij viti shënuan një rënie reale vjetore rreth 19.9 për qind.

Mustafa në një postim në Facebook shkruan se pasqyra e investimeve të sektorit privat është pasqyra më reale e gjendjes së ekonomisë së vendit.

“Investimet e sektorit privat në Kosovë po shënojnë rënie të vazhdueshme përgjatë vitit 2023.

Në tremujorin e tretë të këtij viti, investimet private shënuan një rënie reale vjetore prej rreth 19.9% (vlerësim i bazuar në të dhënat e ASK-së).

Pasqyra e investimeve të sektorit privat është pasqyra më reale e gjendjes së ekonomisë së vendit”, shkruan ai. /Telegrafi/