Please enter at least 3 characters.

MPB i ka arrestuar të tre personat që rrahën deputetët!

2017/10/dhunuesit.png

MPB-ja më herët kërkoi nga qytetarët që t'i ndihmojnë që t'i gjejnë tre dhunuesit që rrahën deputetët dhe gazetarët në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill.

Janë arrestuar të tre personat e kërkuar më herët. ''Bëhet fjalë për persona të përfshirë në ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Fotografitë me të cilat ne kemi kërkuar ndihmë nga qytetarët janë publikuar nga ana jonë janë sipas të gjitha rregullave dhe ligjeve për ruajtjen e privatësisë.'' Nga PTHP njoftojnë se janë arrestuar që të tre personat që janë kërkuar në mëngjes.

MPB i falemnderon qytetarët për informacionet e dhëna. /Telegrafi/