Please enter at least 3 characters.

Mourinho: Urime futbollistëve për arritjen në finalen e Kupës

2017/01/mourinho1.jpg

Manchester Unitedi ka mposhtur Hull Cityn në gjysmëfinale për të siguruar finalen e madhe të EFL Cup.

Kualifikimi në finalen e EFL Cup e ka gëzuar jashtë mase trajnerin portugez, i cili i ka përgëzuar futbollistët e tij dhe tifozët.

“Unë vetëm dua të them urime për lojtarët e mi, sepse ishte e vështirë për të arritur në finale”, ka thënë Mourinho pas ndeshjes, përcjell Telegrafi.

“Ata ishin absolutisht të mrekullueshëm... Unë nuk kam asnjë fjalë!”, u përgjigj ‘Special One’ kur u pyet për tifozët e United.

Ndryshe, ‘Djajtë e Kuq’ në finale do të luajnë ndaj Southamptonit, ndërsa ndeshja zhvillohet me datë 26 shkurt. /Telegrafi/