Please enter at least 3 characters.

Mourinho: Tifozët e Tottenhamit nuk më duan ende, por më pranojnë

2019/11/JopseMOPurinhototetnham-1.jpg
266:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 30: Jose Mourinho, Spurs manager makes notes during the Premier League match between Tottenham Hotspur and AFC Bournemouth at Tottenham Hotspur Stadium on November 30, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Jose Mourinho thotë se tifozët e Tottenham Hotspur akoma nuk e duan, por shpreson se tri fitoret radhazi prej se mori drejtimin e skuadrës, do t'i ndihmojnë që t'ua fitojë zemrat mbështetësve të klubit.

Pas shkarkimit të Mauricio Pochettinos, Spursat e angazhuan strategun portugez, i cili në të kaluarën i ka drejtuar Chelsean dhe Manchester Unitedin në Ligën Premier.

Ai e ka rikthyer Tottenhamin te fitoret duke triumfuar në dy ndeshje kampionale (West Ham United dhe Bournemouth) dhe një në Ligën e Kampionëve (Olympiacos).

Jose Mourinho (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

"Tifozët e duan klubin , nuk po them se më duan mua, por më pranojnë si një profesionist të madh, i cili dëshiron të japë gjithçka për klubin". Mourinho për BBC Sport.

"Njerëzit kanë më shumë arsye të më duan nëse u pëlqen puna ime, por tifozët janë prapa skuadrës dhe na shohin duke punuar shumë për të arritur në një pozitë në tabelë që është më e përshtatshme për talentin e ekipit", ka deklaruar Mourinho për BBC Sport. /Telegrafi/