Mourinho flokët i zbardhon, por zakonin s’e harron
14/07/2013
Mourinho kishte heshtur kohëve të fundit dhe madje edhe në prezantim nuk përdori fjalë kontraverse gjë që e bënë atë t’ia lë vetvetes titullin “The Happy One” (Lexo: I lumturi).
Dhe, portugezit mund t’i jenë thinjur flokët, por ai zakonin se ka harruar dhe ka thënë se është edhe më i mirë nga sa ka qenë më parë.
“Mendoj se flokët e thinjura në rastin tim janë shenjë e mirë. Kjo do të thotë se unë jam edhe më i mirë nga sa kam qenë në të kaluarën”, ka theksuar Mourinho në një konferencë për sthyp në Bangkok ku Chelsea po qëndron në turneun parasezonal. /Telegrafi/


