Please enter at least 3 characters.

Mou nuk i shpëtoi pyetjes për paraqitjen dëshpëruese të Pogbas ndaj West Hamit: Ai u përpoq

2018/09/Paul-Pobga-zevendesimi.jpg
290:"LONDON, ENGLAND - SEPTEMBER 29: Paul Pogba of Manchester United reacts on the bench after being substituted during the Premier League match between West Ham United and Manchester United at London Stadium on September 29, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)
12:"Getty Images

Tema më e diskutueshme në botën e futbollit në javën e fundit është raportet jo të mira mes Jose Mourinhos dhe Paul Pogbas.

Para stërvitjes ndaj West Hamit, kamerat kishin kapur një moment kur Special One po i fliste me ashpërsi yllit francez.

Duket se kjo ndikoi në paraqitjen e Pogbas në fushë ndaj West Hamit, teksa Djajtë e Kuq humbën në fund me rezultat 3-1.

© (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Ish-mesfushori i Juventusit u zëvendësua nga Mourinho në minutën e 70-të dhe në vend të tij u fut Fred. Në momentin e zëvendësimit 25-vjeçari dhe Mou kishin një përshëndetje, por në fytyrën e lojtarit shikohej një dëshpërim i madh.

Kjo për shkak të raporteve me trajnerin e tij dhe se nuk arriti të ndihmojë skuadrën e tij, e posaçërisht dyshen e mesfushës Nemanja Matic dhe Marouane Fellaini.

© (Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)

I pyetur nga gazetarët për paraqitjen e Pogbas, Mourinho shkurtimisht tha: "Ai u përpoq".

Portugezi vazhdoi i pakënaqur me atë që përjeton te Unitedi aktualisht: "Kam ankesa për kualitetin dhe qasjen mendore. Duhet të përpiqesh gjithmonë, kjo është natyra im si një profesionist futbolli".

Ndeshja e ardhshme e Man Utd në Ligën Premier është kundër Newcastle Unitedit. /Telegrafi/