Please enter at least 3 characters.

Morata dëshiron ta shmang Juventusin në Ligën e Kampionëve

2020/02/Morata-vs-Chiellini.jpg
321:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 20: Alvaro Morata of Atletico de Madrid argues with Giorgio Chiellini of Juventus during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Club Atletico de Madrid and Juventus at Estadio Wanda Metropolitano on February 20, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)
12:"Getty Images

Alvaro Morata ka argumentuar se Juventusi është njëri nga favoritët në Ligën e Kampionëve dhe shpreson të shmangë ish-klubin e tij nëse Atletico Madrid kalon tutje.

Atletico dhe Juventusi kaluan së bashku përmes Grupit D këtë vit, me Juventusin si fitues i grupit pas një fitoreje dhe një barazimi kundër Los Rojiblancos.

Pas fitores 1-0 ndaj Liverpoolit të martën në mbrëmje, ish-lojtari i Juves, Morata ishte përqendruar në përfundimin e detyrës në ndeshjen e dytë, por pranoi se do të dëshironte të shmangte një takim tjetër me Zonjën e Vjetër.

“Mendoj se Liverpooli dhe Juve janë më të mirët”, ka thënë fillimisht Morata për Sky Sport Italia.

"Unë preferoj të mos i takoj ata [Juventusin] përsëri në Ligën e Kampionëve”.

Morata gjatë ndeshjes ndaj Liverpoolit (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Mendoj se Bianconerët, Liverpooli dhe Paris Saint-Germain janë favoritët. Por, asgjë nuk është e sigurt në Ligën e Kampionëve”, përfundoi sulmuesi.

Ndeshja e kthimit të Atletico kundër Liverpoolit do të luhet në 11 mars, ndërsa Juventusi luan ndeshjen e parë kundër Lyonit të mërkurën e ardhshme. /Telegrafi/