Please enter at least 3 characters.

Monchi: Nuk kemi marrë asnjë ofertë për Alissonin

2018/03/Monchi-1.jpg
224:"CROTONE, ITALY - MARCH 18: Sporting director of Roma Monchi during the serie A match between FC Crotone and AS Roma at Stadio Comunale Ezio Scida on March 18, 2018 in Crotone, Italy. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)
12:"Getty Images

Drejtori sportiv i Romës, Monchi, ka thënë se klubi nuk ka frikë se Alisson Becker mund të largohet.

Ai i siguron tifozët se portieri brazilian është i lumtur dhe dëshira e tij është të qëndrojë sa më gjatë në kryeqytetin italian.

"Nuk kemi frikë të humbim Alissonin. Ai është i lumtur që është këtu dhe ne jemi të lumtur me atë"."Ajo çfarë lexoni në gazeta nuk është gjithmonë e vërtetë. Ne nuk dimë për ndonjë ofertë dhe nuk kemi marrë ndonjë propozim".

"Flas me Alissonin çdo javë, ai është i lumtur dhe dëshiron të bëjë gjëra të rëndësishme te Roma", ka thënë Monchi për Mediaset Premium.

Kohët e fundit ishte raportuar se Liverpooli, Real Madridi dhe Chelsea kishin shfaqur interesim zyrtar për të siguruar shërbimet e Alisson.

25-vjeçari erdhi te Roma në vitin 2016 nga Internacional.

Besohet se portierit i është ofruar rinovim nga klubi italian, ku në kontratën e re është caktuar edhe klauzola prej 90 milionë eurosh. /Telegrafi/