Please enter at least 3 characters.

Monchi e pranon se nuk do të jetë e lehtë për Romën ta mbajnë Zaniolon

2019/02/Nicolo-Zaniolo-1-e1550568740720.jpg
212:"ROME, ITALY - FEBRUARY 18: Nicolo' Zaniolo of AS Roma looks on during the Serie A match between AS Roma and Bologna FC at Stadio Olimpico on February 18, 2019 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Drejtori sportiv i Romës, Monchi, e pranon se nuk është e lehtë ta mbrojnë Nicolo Zaniolon nga interesimi i klubeve të mëdha.

19-vjeçari që kur u transferua nga Interi ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij, duke e cilësuar atë si e ardhmja e madhe e Italisë.

"Nuk është e lehtë ta mbrojmë atë, por është normale", ka thënë Monchi para vizitës në Bologna.

(Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

"Ndonjëherë gjërat që ndodhin nuk mund të menaxhohen, por të gjithë duhet t'i qëndrojnë afër lojtarit që ai mund të rritet në mënyrë normale. Nuk është kurrë e lehtë dhe aq më pak për një 19 vjeçar".

Pastaj drejtori sportiv diskutoi për të ardhmen e Edin Dzekos në Olimpico, i cili është futur në 18 muajt final të kontratës.

"Jemi shumë të lumtur dhe të kënaqur me atë. Tani të mendojmë për të ardhmen. Ai tha që dëshiron të qëndrojë dhe është e rëndësishme për ne të dimë atë".

"Ajo që ka rendësi për Edinin, bashkëlojtarët dhe klubin tani është e ardhmja", ka shtuar për fund Mocnhi. /Telegrafi/