Please enter at least 3 characters.

Momenti vendimtar kur u përcaktua se Khabib do të mposhte Gaethjen – shtrëngimi i pamëshirshëm

2020/10/Screenshot_9-24.png

Gjatë përballjes që Khabib Nurmagomedov po e zhvillonte ndaj Justin Gaethjes, për një moment u pa se dagestanezi kishte krijuar përparësi.

Kampioni i UFC-së në raundin e dytë arriti që të realizonte shtrëngimin e tij të pamëshirshëm ndaj kundërshtarit.

Derisa Gaethje tentoi ta godiste me këmbë Khabibin, ky i fundit e realizoi qëllimin e tij, për të ‘ngulfatur’ kundërshtarin me kapjen e tij të famshme.

Nga aty, u vërejt se Justin kishte filluar të lodhej dhe nuk e kishte më ritmin e lartë të përballjes, gjë që përfitoi kampioni i pamposhtur.

Më pas pasoi edhe fitorja e Khabibit, që e përmbylli karrierën në mbrëmjen e së shtunës në MMA.

Dagestanezi ka 29 fitore, asnjë barazim dhe asnjë humbje, që e shkaku i premtimit që i kishte dhënë babait të ndjerë, vendosi që të hiqte dorë si i pamposhtur në sportin e arteve marciale të përziera. /Telegrafi/