Please enter at least 3 characters.

MKRS-ja ndau shpërblimet për Nora Gjakovën dhe Donjeta Sadikun

2016/01/mkrs-ja-ndau-shp-euml-rblimet-p-euml-r-nora-gjakov-euml-n-dhe-donjeta-sadikun_hd.jpg

Ministri Kujtim Shala e përgëzoi Ekipin Olimpik të Kosovës prezantimin e Kosovës në këto lojëra, duke e vlerësuar pjesëmarrjen e Kosovës dhe medaljen e bronztë si një sukses të rëndësishëm të sportit të Kosovës. Shala e përgëzoi edhe Nora Gjakovën për suksesin që tregoi në këto lojëra.

Në këtë ceremoni, sipas Rregullores për Ndarjen e Shpërblimeve Shtetërore për Sportistët që Arrijnë Rezultatet Kulmore në Garat Ndërkombëtare, Nora Gjakovës iu nda shpërblimi me vlerë prej 20 mijë euro, ndërsa trajnerit të saj, Driton Kukajt iu nda shpërblimi me 10 mijë euro.

Me këtë rast, iu nda shpërblimi edhe Donjeta Sadikut, e cila në Kampionatin Botëror që u mbajt në Tajvan, e shpall nënkampione e botës në boks për të rinj. Në bazë të Rregullores për Ndarjen e Shpërblimeve Shtetërore për Sportistët që Arrijnë Rezultatet Kulmore në Garat Ndërkombëtare, Donjeta Sadiku u shpërblye me 5 mijë euro, ndërsa trajneri i saj u shpërblye me 2 mijë e 500 euro.