Ministri Bytyqi ngushëlloi familjen Gashi
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi e ka ngushëlluar familjen e profesor Ali Gashit, i cili ka ndërruar jetë sot në moshën 66 vjeçare.
Telegrami i ministrit Bytyqi:E nderuara familje Gashi,Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, profesorit tonë, Ali Gashi.Profesor Gashi dha një kontribut të madh në arsimimin e gjeneratave të reja dhe në zhvillimin e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Prandaj, humbja e tij është humbje e madhe për arsimin e lartë në Kosovë.Përkushtimi në punë në secilën detyrë që i është besuar, madje edhe në kohë të vështira për Universitetin dhe arsimin në përgjithësi, si dhe dashuria për profesionin, bëjnë që profesor Gashi të mbetet në kujtesën e gjeneratave të tëra, të miqve, kolegëve, por edhe në historinë e arsimit shqip.Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.


