Please enter at least 3 characters.

Milani vazhdon me formë të mirë, shkatërron në udhëtim SPAL-in (Video)

2018/02/Milan-1.jpg
268:"FERRARA, ITALY - FEBRUARY 10: Patrick Cutrone of AC Milan celebrates after scoring the opening goal during the serie A match between Spal and AC Milan at Stadio Paolo Mazza on February 10, 2018 in Ferrara, Italy. (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)
12:"Getty Images

Milani ka fituar në udhëtim te SPAL-i me rezultat të thellë 0-4 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso ka vazhduar serinë pozitive të rezultateve në kampionat, pasi pas tri fitoreve dhe një barazim ka ardhur edhe fitorja tjetër, kësaj radhe ndaj SPAL-it në udhëtim.

Pjesa e parë u dominua nga Rossonerët, të cilët e nisën mirë takimin dhe gjetën golin e parë qysh në minutën e dytë, ku ishte Patrick Cutrone, i cili shënoi nga afërsia për 1-0.

Momenti i shënimit të golit të parë nga Cutrone (Getty Images)

Milani vazhdoi me aksione dhe raste të mira edhe në vazhdim, por pa pasur fat të ngrit epërsinë dhe shkuan në pushim me rezultat minimal.

Në pjesën e dytë, skuadra e Gattusos arriti ta konfirmojë fitoren edhe me tre gola tjerë, ku i pari në këtë pjesë erdhi në minutën e 65-të me shënues përsëri Cutronen për 2-0.

Festa e Cutrones tek goli i dytë (Getty Images)

Goli i 3-0 erdhi në minutën e 73-të të ndeshjes, ku shënues kësaj radhe ishte mesfushori Lucas Biglia, ndërsa për 4-0 shënoi Fabio Borini në minutën e 90-të duke vulosur fitoren dhe rezultatin përfundimtar të takimit.

Pas kësaj fitore, Milani ngjitet në vendin e shtatë me 38 pikë, ndërsa SPAL-i mbetet në pozitën e 18-të me 17 pikë të mbledhura.

Në ndeshjen e radhës, Rossonerët e presin në shtëpi Sampdorian, ndërsa vendasit udhëtojnë drejt Napolit. /Telegrafi/

https://twitter.com/semo33/status/962339186190770177