Please enter at least 3 characters.

Milani sfidon Juventusin dhe Interin për Tonalin

2019/04/Tonali-Italia-1.jpg
242:"TRIESTE, ITALY - MARCH 21: Sandro Tonali of Italy U21 in action during the International Friendly match between Italy U21 and Austria U21 at Stadio Nereo Rocco on March 21, 2019 in Trieste, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Klubi i madh italian, Milani është i fundit që ka shprehur interesim dhe e do në radhët e veta talentin italian Sandro Tonali.

Ylli i Brescias ka kapur vëmendjen e shumë klube të mëdha evropiane, në mesin e tyre edhe të tre gjigantëve italianë për shkak të performancave të tij në Serie B.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Juventusi është duke udhëhequr garën për shërbimet e mesfushorit të talentuar.

Por, Interi dhe Milani kanë gjithashtu shanse për të transferuar, pasi drejtori sportiv i këtyre të fundit e ka shikuar atë për disa muaj dhe i riu ka pranuar se ai është një tifoz i Rossonerëve.

Tonali gjatë një ndeshje ndaj Austrisë me Italinë U-21 (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Kështu, Milani është i gatshëm të konkurrojë deri në fund me Juventusin dhe Interin për nënshkrimin e mesfushorit 18-vjeçar.

Çmimi i mesfushorit të ri italian mendohet të jetë rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/