“Mezi pres të luaj me Ermal Krasniqin, të shënojmë dhe asistojmë” - Albion Rrahmani flet për herë të parë si lojtar i Sparta Pragës
19/08/2024
Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani ka folur për herë të parë si lojtar i Sparta Pragës, duke thënë se mezi pret të mbajë veshur fanellën e kësaj skuadre. Rrahmani që shkëlqeu në Rumani te Raopid Bukuresht ka premtuar gola e asistime me klubin e madh çek.Ai është ndalur edhe te miqësia e tij me Ermal Krasniqin, pasi ëshët klubi i tretë që do të luajnë së bashku pas Ballkanit dhe Rapid Bukureshtit.
Rrahmani të hënën është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i skuadrës çeke, Sparta e Pragës, ku aty do të gjejë edhe dyshen tjetër shqiptare Indrit Tuci dhe Qazim Laçi, që po ashtu janë lojtarë shumë të rëndësishëm të klubit.Rrahmani u transferua nga Rapidi i Bukureshtit për 5 milionë euro. /Telegrafi/


