Please enter at least 3 characters.

Mexhiti: Arben Fetai do të jetë përfaqësues speciale i qeverisë në Bruksel

2024/06/Izet-Mexhiti.jpg

Bashkëkryetar i VLEN-it, Izet Mexhiti njoftoi se Arben Fetai do të jetë përfaqësues speciale i qeverisë në Bruksel.

Mexhiti tha se kjo është arsyeja se pse Fetai dha dorëheqje nga funksioni i zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë.

“Dha dorëheqje për t’u emëruar përfaqësues special në Bruksel, domethënë për të marrë pozitë të re”, tha Mexhiti, i cili shtoi se për rikonstriumin e qeverisë partnerët e koalicionit parimisht janë marrë vesh, por që ende nuk janë ulur të bisedojnë rreth “parimeve, resoreve”.