Please enter at least 3 characters.

Messi futet si zëvendësues ndaj Levantes dhe i jep fitore me vlerë titulli Barçës

2019/04/Lionel-messi-e1556397344794.jpg
252:"BARCELONA, SPAIN - APRIL 27: Lionel Messi of FC Barcelona celebrates after scoring his team's first goal during the La Liga match between FC Barcelona and Levante UD at Camp Nou on April 27, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona fitoi ndaj Levantes me rezultat 1-0 në Camp Nou dhe kështu fitoi edhe matematikisht titullin në La Liga për sezonin 2018/19.

Vendasit ishin më të mirë në këtë ndeshje dhe në fund morën fitoren e merituar.

Ndeshja filloi me një rast të mirë për gol nga Philippe Coutinho (5'), pastaj vazhdoi Luis Suarez (21'), për t'u kthyer prapë Coutinho (26', 41'), por portieri Aitor Fernandez Abarisketa bëri disa pritja të mira dhe me rezultat 0-0 përfunduan 45 minutat e parë.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Në pjesë e dytë u fut në lojë Lionel Messi në vend të Coutinhos në shansin e parë që iu dha argjentinasi shënoi.

Ky ishte goli 34 i tij në La Liga në këtë sezon, por që kishte vlerën e titullit (numër 26-të në histori) pasi tani skuadra e tij e siguroi edhe matematikisht, edhe pse kanë mbetur edhe tre xhiro.

Lionel Messi në momentin e golit (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Barca rendiet në vendin e parë me 83 pikë, ndjekur nga Atletico Madridi me 74, kurse Real Madridi ka 65 pikë. Levante vazhdon në pozitën e 15-të me 37 pikë.

Në xhiron e ardhshme ekipi katalunas luan ndaj Celta Vigos, kurse Levante kundër Rayo Vallecanos. /Telegrafi/