Please enter at least 3 characters.

Mesazhe urimi për trevjetorin e Pavarësisë

2016/01/f.0216200228582_m.jpg

“Shteti i pavarur i Kosovës nesër mbush vetëm tri vjet, por populli i tij ka rrënjë antike në truallin e vet. Gjatë këtyre tri viteve të pavarësisë, Kosova ndërtoi sistemin demokratik, institucionet e shtetësisë, ngriti një infrastrukturë të tërë ligjore e fizike, shënoi një zhvillim solid ekonomik e shoqëror, thelloi reformat e gjithanshme dhe sanksionoi me kushtetutë barazinë e qytetarëve të saj, si pjesëtarë të një shoqërie të lirë dhe demokratike”.

“Por, ne nuk kemi arsye të vetëkënaqemi e të flemë mbi dafina. Vendi ynë dhe institucionet e tij, që do të ngrihen shpejt, sipas rezultateve të certifikuara të zgjedhjeve të përgjithshme të 12 dhjetorit 2010, do të kenë përpara objektiva të mëdha dhe sfida të vështira, të brendshme e të jashtme. Institucionet e Kosovës nuk mund t’i lejojnë vetes asnjë komoditet para detyrave të rënda të forcimit të subjektivitetit dhe kredibilitetit ndërkombëtar të vendit që përfaqësojnë, para qëllimit të papërmbushur të anëtarësimit të Kosovës në familjen e madhe të Kombeve të Bashkuara dhe në organizmat tjerë ndërkombëtarë”.

“Në këtë ditë të madhe, përulemi përpara gjakut të derdhur në themelet e shtetit tonë dhe përpjekjeve vetëmohuese të gjithë veteranëve të Lëvizjes Kombëtare e të Luftës së UCK-së, së lavdishme të Komandantit Legjendar, Adem Jashari”, tha ndër të tjera Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës.

Edhe kryeministri në dorëheqje Hashim Thaçi uroi gjithë qytetarët e Kosovës më rastin e tre vjetorit të pavarësisë. Ai tha se pavarësia është meritë e gjithë popullit të Kosovës. Ai kujtoi gjithë ata që flijuan jetën për të realizuar idealin e shtetit të Kosovës ndërkaq falënderoi edhe gjitha shtetet që ndihmuan krijimin e shtetit të Kosovës.

Për 17 Shkurtin - Ditën e Pavarësisë, mesazhe urimi qytetarëve të Republikës së Kosovës u kanë dërguar edhe liderë të tjerë të institucioneve dhe partive politike. /Telegrafi/