Please enter at least 3 characters.

Merkel përballet me pakënaqësi në CDU

2018/06/merkel.jpg
243:"BERLIN, GERMANY - JUNE 07: German Chancellor Angela Merkel and Bulgarian Prime Minister Boyko Borissov (not seen) attend a joint press conference following their meeting in Berlin, Germany on June 07, 2017. Maurizio Gambarini / Anadolu Agency
14:"Anadolu Agency

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është duke u përballur sot me një rebelim në partinë e saj, CDU.

Anëtarët e lartë të partisë kanë vendosur ta mbështesin ministrin e Brendshëm, Horst Seehofer, një konservator bavarez, i cili kërkon politika të reja ndaj emigrantëve.

Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer do të paraqiste sot një "master-plan për emigrantët".

Siç shkruajnë mediat gjermane, ky plan ka ngjallur mospajtime në momentin e fundit mes kancelares Angela Merkel dhe ministrit të Brendshëm, dhe për këtë është shtyrë prezantimi i planit për emigrantë.

Ministri Seehofer i CSU-së të Bavarisë, pritej të paraqiste një plan prej 63 pikash mbi emigracionin dhe rregullat e azilit ndaj palëve të tjera, por me sa duket nuk mund të merrte dritën jeshile nga kancelarja Angela Merkel, udhëheqëse e CDU-së.