Please enter at least 3 characters.

Megjithatë, Michael Buble nuk pensionohet nga muzika

2018/10/Michael-Buble.jpg
184:"VANCOUVER, BC - MARCH 25: Singer Michael Buble speaks on stage during the 2018 JUNO Awards at Rogers Arena on March 25, 2018 in Vancouver, Canada. (Photo by Andrew Chin/Getty Images)
12:"Getty Images

Michael Buble ka mohuar thashethemet se do të pensionohet nga muzika.

Këngëtari që fitoi çmimin Grammy tha se nuk planifikon të largohet shumë shpejt prej botës së muzikës.

Por, kanadezi kishte deklaruar ditë më parë se do të tërhiqej, megjithatë pohon se ishte keqkuptuar intervista e fundit.

Artikulli sugjeroi që ai po tërhiqej për shkak të betejës së djalit, Noas me sëmundjen e kancerit.

"Do të vazhdoj derisa të vijë lajmi për vdekjen time, i cili ndoshta do të jetë gjithashtu i rremë", tha ai me një buzëqeshje.

"Në atë pikë, tani jeni me të vërtetë i famshëm. Gjërat po shkojnë mirë në regjistrimet e këngëve të reja", tha ai.

Ai mori një pushim dyvjeçar nga jeta publike për të kaluar kohë më shumë me familjen para regjistrimit të albumit të tij të tetë.

Buble është i martuar me aktoren, Luisana Lopilato, me të cilën ka dy djem, Elias dhe Noa,dhe një vajzë, Vida Amber Bettyn. /Telegrafi/