MEDUZA
Poezi nga: Louise BoganPërktheu: Irena Dono
Kisha ardhur në shtëpi, në një zgërbonjë peme,
Përballë kisha një qiell të kthjellët, pa re.
Çdo gjë lëvizte, një këmbanë ishte gati për kumbim,
Dielli me reflektimin i tij jepte dhe merrte.
Kur sytë e zbrazët ishin para meje
Dhe flokët fëshfëritës,
Mbështetur te dritarja, duke parë përmes derës.
Sytë e palëvizshëm, të ngulët, gjarpërinjtë e ballit
Ngriheshin në ajër.
Kjo është një skenë e ngulitur tani e përgjithmonë.
Asgjë nuk mund ta lëvizë padyshim.
Fundi nuk do t’i japë më shumë dritë,
Dhe as mjegullira e shiut.
Uji gjithnjë do të bjerë dhe nuk do të bjerë,
Dhe këmbana në majë nuk do të kumbojë.
Bari do të jetë gjithnjë duke u rritur për sanë
Thellë në tokë.
Dhe unë do të qëndroj këtu si hije,
Në ditën e bukur të drejtpeshuar,
Sytë e mi te pluhuri i verdhë, që era ngre,
Do të jenë fiksuar.


