Please enter at least 3 characters.

Mediat ndërkombëtare komentojnë dukjen e Ritës në Shqipëri

2018/06/RitaOrakr-2-e1528106158938.jpg
175:"BERLIN, GERMANY - APRIL 12: Rita Ora performs on stage during the Echo Award show at Messe Berlin on April 12, 2018 in Berlin, Germany. (Photo by Andreas Rentz/Getty Images)
12:"Getty Images

Rita Ora ka mbajtur një koncert madhështor të dielën mbrëma në Tiranë, për të cilin kanë raportuar edhe mediat ndërkombëtare.

Sipas asaj që është deklaruar nga vet këngëtarja, afro 250 mijë njerëz janë mbledhur në kryeqytetin e Shqipërisë për ta ndjekur nga afër performancën e 27-vjeçares.

Daily Mail i është referuar Ritës si 'britaniko-kosovarja', ndërsa në artikullin kushtuar performancës së saj në Tiranë, i ka kushtuar më shumë vëmendje dukjes së këngëtares.

Për shfaqjen e saj në skenë, Rita kishe veshje në formë të brendshmesh me ngjyrë të verdhë. Në këtë mënyrë, ajo ka vënë në pah figurën e saj trupore.

(Foto: Instagram/Rita Ora)

"Autorja e 'Hot Right Now' dha maksimumin e saj në skenë derisa interpretonte këngët e saja para një publiku entuziast", shkruan Daily Mail.

"Rita Ora i ka lënë pa fjalë fansat e saj këtë fundjavë duke performuar vetëm me të brendshme", kështu e nis artikullin Daily Star.

"Duke ekspozuar më shumë sesa mbulonte, Rita e shndërroi koncertin e saj në një festë për sytë teksa shkaktoi një stuhi", ka vazhduar Daily Star. /Telegrafi/