Please enter at least 3 characters.

Me moton “Qeveri, Let Us Dance” - klubet protestojnë në shesh së bashku me artistët shqiptarë

2021/07/Tayna-2-e1625821183844.png

Nën moton “Qeveri, Let Us Dance”, klubet e natës në Kosovë do të protestojnë javën që vjen në sheshin ‘Skënderbeu’, saktësisht më 14 korrik (e mërkurë).

Të pranishëm në këtë do jenë edhe artistët si: Tayna, Kida, Ledri, Lumi B, Capital T, Dafina Zeqiri dhe shumë të tjerë do të perfomojnë në skenën përballë Qeverisë.

Protesta vjen pasi klubet e natës nuk lejohen të funksionojnë akoma për shkak të situatës me COVID-19.

Ermal Fejzullahu (Foto: Instagram)

Evenimenti në bazë të asaj që është raportuar do të nisë në orën 21:00.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës po ashtu në maj organizoi një protestë me moton “Me një vaksinë nuk çel pranvera”.

Tayna (Foto: Instagram)

Edhe kësaj proteste i janë bashkuar disa prej yjeve shqiptarë përfshirë këtu Dafinën me grupin e saj, Moneyz. /Telegrafi/