Please enter at least 3 characters.

Me daljen e AKR-së nga koalicioni LAA, a po i hapet rrugë krijimit të institucioneve?

2017/09/seanca2-1.jpg

Më shumë se dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve dhe një muaji pas certifikimit të rezultatit  zgjedhor, partitë politike ende nuk po gjejnë një gjuhë të përbashkët për zgjedhjen e kryeparlamentarit, pastaj formimit të qeverisë.

Periudhën e fundit është lakuar disa herë nëpër media një marrëveshje e mundshme në mes koalicionit PAN dhe AKR-së, por kjo është demantuar nga vet Pacolli siç ka thënë ai “Nuk ka pasur asnjëherë marrëveshje në mes palëve”.

Megjithatë sot ka pasur risi në këtë drejtim.

Sekretari i Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli konfirmoi për Telegrafin largimin e tyre nga koalicioni parazgjedhor LAA, pa dhënë përgjigje shtesë se a do të bëhen bashkë me koalicionin PAN.

“Partia do të vendosë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës i ka shpeshtuar mbledhjet e kryesisë. Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin edhe nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ai tha se takimi i cili do të zhvillohet sot ka si temë diskutimi konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

“Takimi i sotëm ka për temë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë si dhe për organizmin e partisë për zgjedhjet lokale”, ka thënë Hoxhaj.

Mbledhja e Kryesisë së PDK-së, pritet të mbahet sot në ora 16:00, bëjnë të ditura burimet e Telegrafit.

Ndryshe, për të gjashtën herë me radhë më 24 gusht ka dështuar zgjedhja e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat u mbajtën më 11 qershor. /Telegrafi/