Please enter at least 3 characters.

Me ALBtelecom asnjë shtëpi shqiptare nuk do të mbetet pa internet

2016/01/f.0110165953337_m.jpg

Duke zgjedhur ofertën më të fundit “Asnjë shtëpi shqiptare nuk do të mbetet pa internet”, në paketën 2 Mbps PA LIMIT ALBtelecom ofron për pajtimtarët e rinj tarifën e instalimit të shërbimit të ADSL dhe modemin wireless falas.

Ndërkohë për abonentët e rinj të telefonisë fikse, ALBtelecom gjatë gjithë periudhës së ofertës do të ofrojë tarifën e instalimit dhe aparatin telefonik Falas. Përveç paketës së internetit, abonentët e telefonisë fikse do të mund të përfitojnë nga tarifat më të mira në treg për bisedat brenda rrjetit ALBtelecom dhe operatorët e tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtare. Për të gjitha bisedat telefonike, abonentët e ALBtelecom do të faturohen me tarifat standarde përkatëse në fuqi. /Telegrafi/