Please enter at least 3 characters.

Mbyllet pa gola pjesa e parë në mes të Barcelonës dhe Real Madridit - mbretërit më të mirë në 45 minuta e parë

2019/12/GettyImages-1194732646-1.jpg
248:"BARCELONA, SPAIN - DECEMBER 18: Karim Benzema of Real Madrid takes on Jordi Alba of Barcelona during the Liga match between FC Barcelona and Real Madrid CF at Camp Nou on December 18, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në mes të Barcelonës dhe Real Madridit.

Blaugranasit dhe Real Madridi po përballen në kuadër të javës së 17-të në La Liga.

'El Clasicon' e kanë filluar më mirë mbretërit, që arritën të krijonin raste të njëpasnjëshme.

Real Madridi ka krijuar gjithsej 11 raste për gol, derisa tre kanë përfunduar në kornizë të portës, katër jashtë dhe katër të tjerë janë bllokuar.

Në anën tjetër, katalunasit kishin dy goditje në drejtim të portës, një përfundoi brenda kuadratit derisa një tjetër u bllokua.

Barcelona kishte posedimin e topit në këtë pjesë të parë, mirëpo Real Madridi kishte iniciativën më të madhe për ta zhbllokuar rezultatin.

Në pjesën e dytë me shuëm gjasë do të kemi së paku një gol të shënuar, duke parë me ritmin e lojës që po zhvillohet në Camp Nou. /Telegrafi/