Please enter at least 3 characters.

Mbledhja e parë e Qeverisë Rama 2 zhvillohet në Vlorë

2017/08/rama-820x418.jpg

Pasi ka zyrtarizuar emrat e rinj të Qeverisë së re, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takimin e parë me kabinetin.
Mbledhja do të mbahet sot pasdite në qytetin bregdetar të Vlorës.

13 ministrat e rinj dhe zëvendëskryeministrja për herë të parë do të marrin direktivat për 4 vjeçarin e ardhshëm.

Qeveria e re do të ketë 11 ministri dhe dy ministra shtetindërsa Senila Mesi do të jetë zv.kryeministre.Ministër Shteti për shqiptarët jashtë kufijve, Pandeli Majko.Ministër Shteti për mbrojtjen e sipërmarrësve, Sonila Qato.Ministria e Jashtme do t’i ringarkohet Ditmir Bushatit.Ministria e Brendshme i ngarkohet Fatmir Xhafës.Ministria e Mbrojtjes i besohet Olta Xhaçkës.Ministria e Drejtësisë i ngarkohet Etilda Gjonajt.Ministria e Kulturës i mbetet Mirela Kumbaros.Ministria e Financave bashkohet me Ekonominë dhe do të drejtohet nga Arben Ahmetaj.Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë do të ringarkohet Lindita Nikolla.Ministre e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social do të jetë Ogerta Manastirliu.Ministria e Energjisë bashkohet me Infrastrukturën dhe do të drejtohet nga Damian Gjiknuri.Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të drejtohet nga Niko Peleshi.Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nën drejtimin e Blendi Klosit. /Telegrafi/