Mbetjet e lokalizuara janë të Airbus-it të humbur francez
03/06/2009
Nuk ka dyshime, që mbetjet e lokalizuara janë të Airbus-it të humbur, tha ministri brazilian i Mbrojtjes Nelson Jobim në Rio de Janeiro.
Ekipet e kërkimit gjetën rreth 650 kilometra në verilindje të grupit të ishujve Fernando de Noronha sipërfaqen me mbetjet e avionit.
Gjatë zbulimit të arsyes së aksidentit mendohet të jetë vendimtar fakti nëse arrihet të nxirret nga oqeani e ashtuquajtura kuti e zezë. Për këtë operacion janë nisur në vendngjarje anije.
Airbus-i A 330 u rrëzua pardje gjatë fluturimit nga Rio de Janeiro për në Paris. Sipas të dhënave të Air France-ës mes 228 vetëve në bord gjendeshin edhe 26 gjermanë.
Qeveria braziliane shpalli tri ditë zie shtetërore. /D-Welle/


