Please enter at least 3 characters.

Martina Dimoska, mentorja më e re në NASA

2017/01/Martina-Dimoska.jpg

Martina Dimoska nga Maqedonia ka arritur që të bëhet mentorja më e re në NASA. Ajo ishte shpallur si personi i vitit për periudhën 2014/2015, pasi që fitoi vendin e parë në një garë ndërkombëtare për aplikacione gjithësie të NASA-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dimoska thotë për gazetën ''Nova Makedonija'' se që në fëmijëri ka dashur që të jetë pjesë e NASA-së. Në moshën 22 vjeçare, Martina tashmë ka diplomë në mekatronikë, robotikë dhe sisteme të integruara në ''Neëmen business-accelerator'' dhe diplomë në inxhinjeri aeronautike në universitetin ''Kent State''.

Martinës i ka eckur fati shumë. Ajo ka arritur që të sigurojë një mundësi praktike në Qendrën e hulumtimeve dhe eksperimenteve - CERN në Gjenevë. Kjo praktikë përfshihet pikërisht në drejtimin e saj të studimit dhe shpreson se do t'i ndihmojë shumë në hulumtimet në të ardhmen./Telegrafi/