Please enter at least 3 characters.

Marchisio me mesazh emocionues pas largimit nga Juventusi: Gjithmonë ekipi vjen së pari

2018/08/Marchisio-Juventus-1.jpg
296:"TURIN, ITALY - MAY 21: Claudio Marchisio of Juventus FC celebrates after the beating FC Crotone 3-0 to win the Serie A Championships at the end of the Serie A match between Juventus FC and FC Crotone at Juventus Stadium on May 21, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)
12:"Getty Images

Claudio Marchisio ka pranuar se 'skuadra vjen e para' pas ndërprerjes së kontratës së tij me Juventusin.

Marchisio përfundoi lidhjen e tij 25-vjeçare me Juve të premten dhe mesfushori bëri të qartë se ai nuk ishte më i përgatitur për të qëndruar te Bianconerët pavarësisht nga dashuria e tij për klubin.

"Një mijë mendime dhe një mijë imazhe më shoqëruan gjatë gjithë natës", shkroi fillimisht 32-vjeçari italian në profilin e tij në Instagram.

"Nuk mund të ndalem së shikuari këtë fotografi dhe ato vija në të cilat kam shkruar historinë time të jetës si një njeri dhe një lojtar".

Marchisio kaloi 25 vite me fanellën e Zonjës së Vjetër (Getty Images)

"Unë e dua këtë fanellë deri në atë shkallë që, pavarësisht nga gjithçka, jam i bindur se ajo që është më e mira për ekipin vjen së pari. Gjithmonë".

"Në një ditë të vështirë si kjo, unë e mbaj fort atë parim".

"Ju jeni pjesa më e bukur e kësaj historie të mrekullueshme, kështu që për këtë arsye, brenda pak ditësh do të jemi në gjendje të themi lamtumirë në një mënyrë më të veçantë".

"Në fund të fundit, 8-shi nuk është gjë tjetër veçse një vështrim i pafund nga lart", përfundon Marchisio dedikimin e tij për Juven. /Telegrafi/