Maqedoni, filloi mbledhja e Këshillit për Siguri
16/03/2020
Filloi seanca për Këshillit për Siguri që e thirri kryetari Stevo Pendarovski.
Në mbledhje do të prezantohet gjendja momentale me coronavirus në Maqedoninë e Veriut dhe mundësia për shpallje të gjendjes së krizës në gjithë territorin e shtetit.
Gjatë ditës së nesërme do të ketë takim në Vila Vondo ku do të vendoset për anulimin e zgjedhjeve.
Në atë takim do të marrin pjesë të gjitha grupet kuvendare, përkatësisht LSDM, OBRM-PDUKM, BDI, Lëvizja Besa, Alternativa, Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH./Telegrafi/


