Please enter at least 3 characters.

Manchester United bën mrekullinë në ‘Parkun e Princave’ ndaj PSG-së, kalon në çerekfinale

2019/03/GettyImages-1134103514.jpg
323:"PARIS, FRANCE - MARCH 06: Marcus Rashford of Manchester United celebrates after scoring his sides third goal with teammates during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Paris Saint-Germain and Manchester United at Parc des Princes on March 06, 2019 in Paris, . (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester Unitd ka bërë një ndeshje shumë të madhe ndaj PSG-së, duke fituar 3-1, dhe duke kaluar tutje në çerekfinale.

United pa dhjetë lojtarë të ekipit së parë, arritën ta përmbysin rezultatin nga ndeshja e parë 2-0.

Ndeshja filloi praktikisht me gol, pas një gabimi skandaloz, ku përfitoi Romelu Lukaku, i cili e kaloi edhe portierin Gianluigi Buffon për të shënuar  për 1-0.

Romelu Lukaku , . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Në minutën e 11-të barazohet rezultati në 1-1 nga Juan Bernat.

Por me kaq nuk u mbyll pjesa e parë. Buffon gaboi rëndë dhe Romelu Lukaku përfitoi për të shënuar për 2-1.

Juan Bernat . (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Pjesa e dytë ishte e qetë deri në momentet e fundit.

Di Maria, Bernat e Mbappe provuan të shënojë golin e qetësisë, por pa sukses.

Në minutën e 90-të një goditje e bukur e Dalot u ndal me dorë nga Kimpembe dhe gjyqtari Skomina tregoi në pikën e bardhë.

Nga penalltia ishte i saktë Rashford për 3-1.

Goli Marcus Rashford dhe festa e kualifkimit . (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Ky gol i dha fitoren dhe kualifikimin Manchester Unitedit, që treguan edhe një herë që fanella e tyre është e rëndë. /Telegrafi/