Man City ka gati mega ofertën për Koulibalyn
233:"NAPLES, ITALY - MARCH 03: Kalidou Koulibaly of SSC Napoli in action during the serie A match between SSC Napoli and AS Roma - Serie A at Stadio San Paolo on March 3, 2018 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images
30/06/2019
Manchester City është i gatshëm të dërgoj ofertën e parë të madhe për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.
City është i etur për të gjetur një qendërmbrojtës të fortë pas largimit të ish-kapitenit Vincent Kompany te Anderlecht.
Mbrojtësi i Leicester Cityt, Harry Maguire është një objektiv i madh, megjithëse Dhelprat po dëshmohen si negociatorë kokëfortë.
Koulibaly refuzon të thotë se do të qëndrojë te Napoli, derisa lidhet me një kalim te Unitedi e City
Kështu, sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, City është i gatshëm të lëviz për Koulibalyn si një alternativë reale.
Kampionët anglezë janë të gatshëm të bëjnë një ofertë fillestare prej 100 milionë eurosh për reprezentuesin e Senegalit. /Telegrafi/


