Macja shikoi macet vizatimore që hidheshin nga shkëmbi dhe vendosi t'i imitonte ato
24/07/2022
Në proverbat angleze thuhet "monkey see, monkey do"...një majmun kopjon atë që sheh.
Por në videon e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, rolin e majmunit e ka marrë një mace, e cila ka kopjuar atë që po bënin macet e animuara në ekranin televiziv.
Macja po shikonte një karikaturë në të cilën tre mace vijnë në buzë të një shkëmbi dhe kërcejnë.
Pasi macja e fundit e animuar kërceu, macja u hodh nga tavolina e kafesë në të cilën qëndronte.
Videoja ishte postuar në mënyrë shumë të përshtatshme me mbishkrimin "Nëse të gjithë miqtë tuaj hidhen nga një shkëmb, a do të hidheni edhe ju?"
Sjellja e kësaj mace nuk lë asnjë dyshim për përgjigjen e saj! /Telegrafi/


