Lukaku tregon si u befasua për të mirë nga Solskjaeri që në stërvitjen e tij të parë si trajner i Unitedit
08/01/2019
Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, e ka befasuar për të mirë Romelu Lukakun në ditën e parë të stërvitjes.
Belgu tregoi se si trajneri norvegjez tashmë e kishte studiuar profilin e tij dhe po e ndihmon shumë që të rritet si lojtar.
"Lëvizjet e mençura dhe gjërat e tilla, por shikohet qartë se ai e di se çfarë tip i sulmuesit jam".
"Mendoj se që në ditën e parë kur erdhi, ai tashmë kishte analizuar lojën time dhe isha i befasuar. Më ka ndihmuar shumë dhe mezi po pres të vazhdojë punën me atë".
"Ai më flet gjatë gjithë kohës dhe kjo më pëlqen, ai luan në një mënyrë që mua më pëlqen dhe gjithashtu edhe pjesës tjetër të skuadrës".


