Please enter at least 3 characters.

Luis Enrique i del në mbrojtje Ramosit pas dy penalltive të humbura ndaj Zvicrës

2020/11/enrique-ramos.jpg

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka mbrojtur kapitenin Sergio Ramos pasi mbrojtësi i Real Madridit humbi dy penallti në barazimin 1-1 të La Rojas në Ligën e Kombeve ndaj Zvicrës.

Goli i pjesës së parë nga Remo Freuler i dha epërsinë nikoqirëve, ndërsa Spanja barazoi në fund me anë të Gerard Moreno për 1-1.

Megjithatë, Spanja me Ramos pati dy mundësi të mira për të barazuar më herët, por portieri Yann Sommer priti dy penallti (57’, 80’) të mbrojtësit, i cili deri sot pati 25 penallti radhazi të konkretizuara në gol.

Pas këtyre dy dështimeve, trajneri Enrique ka vendosur t’i dalë në mbrojtje kapitenit të kombëtares.

“Futbolli është një sport i mrekullueshëm, por ndonjëherë mund të jetë i padrejtë dhe ne e shohim atë në rezultatin përfundimtar”, ka thënë fillimisht Enrique në një intervistë pas ndeshjes me El Chiringuito.

“"Dështimet" e Ramos nuk më shqetësojnë mua. Ai ka shënuar 25 penallti radhazi. Këto gjëra ndodhin në futboll”.

“Nëse do të na ishte dhënë një penallti e tretë ose e katërt, Ramos do ta kishte marrë atë”, përfundoi trajneri i Spanjës.

Rezultati do të thotë që Spanja tani do të duhet të mundë Gjermaninë e Joachim Lownë Sevilla në mesjavë për të siguruar vendin e parë në Grupin 4 në Ligën A të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/