Please enter at least 3 characters.

Liverpooli vazhdon me fitore, triumfon në udhëtim te Southamptoni

2019/08/Liverpool-vs-Southampton.jpg
313:"SOUTHAMPTON, ENGLAND - AUGUST 17: Roberto Firmino of Liverpool celebrates with his team mates after scoring their teams second goal during the Premier League match between Southampton FC and Liverpool FC at St Mary's Stadium on August 17, 2019 in Southampton, United Kingdom. (Photo by Warren Little/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në udhëtimin e tyre te Southamptoni në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Ligës Premier.

Skuadra e Jurgen Klopp ka vazhduar formën e mirë dhe fitoret edhe në ndeshjen e dytë të Ligës Premier duke shënuar fitore ndaj Southamptonit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por ishin mysafirët që gjetën golin.

Ishin minutat e shtesës kur erdhi goli i parë i ndeshjes me anë të Sadio mane, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0 pas asistimit të James Milner.

Festa e Manes (Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë Reds ishin më të mirë dhe dominuan lojën, por të dyja skuadrat arritën të gjejnë nga një herë rrjetën.

Liverpooli arriti të gjej golin e dytë me anë të Roberto Firmino (71'), i cili shënoi për 2-0, ndërsa Danny Ings (83') vulosi rezultatin përfundimtar 2-1 pas një gabimi të bërë nga portieri Adrian.

Firmino shënoi pas një veprimi të mirë (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore, Liverpooli e sheh veten në pozitën e parë me gjashtë pikë, ndërsa Southamtoni renditet i 17-ti me zero pikë.

Në ndeshjen e radhës, Reds e presin në shtëpi Arsenalin, ndërsa Southampton udhëton te Brightoni. /Telegrafi/

https://twitter.com/69DlOR/status/1162738166471831552

https://twitter.com/swiftscores/status/1162750771470983168

https://twitter.com/Sigam90goalsBR1/status/1162752278513819649