Please enter at least 3 characters.

Liverpooli me rekord mahnitës kundër Evertonit që nga viti 2010

2020/01/Liverpool-Everton.jpg
280:"LIVERPOOL, ENGLAND - JANUARY 05: Curtis Jones of Liverpool celebrates with teammates after scoring his team's first goal during the FA Cup Third Round match between Liverpool and Everton at Anfield on January 05, 2020 in Liverpool, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli ka arritur ta fitojë një tjetër derbi lokal përballë Evertonit.

Kampioni në fuqi i Evropës ka triumfuar në EFL Cup me rezultat minimal 1-0, edhe pse në fushë ishin shumë lojtarë të rinj nga akademia e klubit.

Curtis Jones ishte hero i The Reds në këtë takim, duke bërë që Evertoni edhe pas 10 viteve mos të marrë fitore në derbin lokal.

Ishte tetori i vitit 2010 kur për herë të fundit Everton ka arritur ta mposhtë Liverpoolin dhe në atë botë triumfuan me rezultat 2-0 falë golave të Tim Cahill e Mikael Artetas.

(Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Që nga ajo kohë janë zhvilluar 21 derbi lokal, ku Liverpool nuk di për humbje duke marrë 11 fitore e 10 barazime.

Liverpool tregoi forcën edhe me skuadrën e dytë ndaj rivalit lokal, ndërsa Evertonit i mbetet që të provojë në ndeshjet e radhës për ta thyer këtë dominim të The Reds. /Telegrafi/