Please enter at least 3 characters.

Liridon Latifi mungon ndaj Milsamit

2016/01/liridon-latifi-mungon-ndaj-milsamit_hd.jpg

Mesfushori i talentuar kosovar, Liridon Latifi, një nga lojtarët e papërmbajtshëm në Kishinjev, në stërvitjen e djeshme në Korçë, ka pësuar një tërheqje muskulore, dëmtim që sipas stafit mjekësor, do të bëjë ai të mos jetë në dispozicion të trajnerit Josa për ndeshjen e nesërme të kthimit ndaj moldavëve, shkruan sportal.al.

Sikur të mos mjaftonin mungesat e mbrojtësit Osmani të dëmtuar dhe Arapi i pezulluar nga UEFA, tani skuadrës së Skënderbeut, një ditë para ndeshjes historike ndaj moldavëve të Milsamit, i shtohet edhe mungesa e kosovarit Latifi, i cili po gëzon një formë të shkëlqyer sportive.

Skënderbeu i duhet të ruaj avantazhin nga ndeshja e parë e fituar 2:0 si mysafirë në Moldavi. /Telegrafi/