Please enter at least 3 characters.

Leicester konkurrent i fort i Arsenalit për Kieran Tierneyt

2019/02/GettyImages-1026120042.jpg
246:"GLASGOW, SCOTLAND - SEPTEMBER 02: Kieran Tierney of Celtic applauds fans after the Scottish Premier League match between Celtic and Rangers at Celtic Park Stadium on September 2, 2018 in Glasgow, Scotland. (Photo by Mark Runnacles/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali po planifikon një ofertë për mbrojtësin e krahut të majtë të Celticut, Kieran Tierney.

"Gunners" janë në kërkim të një zëvendësuesi për Nacho Monrealin, i cili ka humbur besimin e trajnerit Unai Emeryt.

Sipas "The Sun", londinezët janë të gatshëm të ndajnë rreth 28 milionë euro për futbollistin e talentuar.

Kieran Tierney (Photo by Ian MacNicol/Getty Images)

Ata mund të përballen me konkurrencë nga Leicester City, i cili kohët e fundit ka punësuar menaxherin e vjetër të lojtarit, Brendan Rodgers.

"Topçinjtë" gjithashtu janë duke kërkuar që të përforcohen radhët e veta edhe me lojtar të tjerë të repartit mbrojtës.

Theksojmë se Arsenali tashmë ka humbur shërbimet e Aaron Ramseyt, i cili gjatë verës do të bëhet pjesë e Juventusit.

Ndryshe, 21-vjeçari deri më tani ka pasur 96 paraqitje për keltët dhe ka realizuar pesë gola në të gjitha garat. /Telegrafi/