Please enter at least 3 characters.

LDK: Zgjedhjet në Lipjan përplot me manipulime

2016/01/f.0202154642516_m.jpg

Teksa ka paraqitur një varg ankesash për shkele të ndryshme të zgjedhjeve në fshatra të komunës së Lipjanit, Ahmeti ka publikuar dhjetëra fotografi, në të cilat shiheshin keqpërdorime prej më të ndryshmëve, si kutitë e votimeve të pambyllura me shiritin përkatës, blerjet e votave, e shumë të tjera, me të cilat ai pretendon se janë bërë nga anëtarët e PDK-së.

“Në Lipjan vlerësojmë se po testohet vlefshmëria e këtij procesi, përkatësisht po sfidohet demokracia, dhe për këtë në Lipjan vlerësojmë se ende nuk ka fitues. Derisa të përfundoi i tërë procesi i ankimi, ne vlerësojmë se deri në momentin e certifikimit të rezultateve nuk mund të thirret askush që është fitues i zgjedhjeve”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka pohuar se LDK është ankuar në Komisionin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP), dhe atë për fshatrat Shalë, Kraishtë, Reçinovc, Topliqan, Kroimir, Smallushë, Janjevë dhe Magure, të gjitha të komunës së Lipjanit. Ndërsa për qendra tjera, sipas tij është duke u bërë grumbullimi i materialit.

“Në vetë raportin preliminar të Komisionit Komunal Zgjedhor, raport me të cilin KQZ-ja jep shënimet, ka mospërputhje aq të mëdha të numrit të fletëvotimeve me nënshkrime, në librin e nënshkrimeve, dhe të gjithë e dimë se toleranca është mbi tre, ndërkaq ka aq shumë fletëvotime më shumë se nënshkrime në libër, në shumë kuti”, ka thënë ai.

Ahmeti nuk ka bërë të qartë nëse partia e tij do t’i njeh rezultatet e zgjedhjeve edhe pas certifikimit të tyre, por ka pohuar se ajo që ka ndodhë në Lipjan ka qenë dhunim i demokracisë, ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës. /Zëri/