Please enter at least 3 characters.

LDK: Një vit më parë është ndarë lokacioni për Ambasadën e Shqipërisë

2016/03/ldk-vv.jpg

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj, siç thotë, përpjekjes së Shpend Ahmetit për të manipuluar ndjenjat e qytetarëve duke përdorur emrin e Republikës së Shqipërisë. Sipas LDK-së, Kuvendi Komunal i Prishtinës, ka ndarë një lokacion për ndërtimin e Ambasadës së Shqipërisë, më 4 maj 2015.“Sot Kolegjiumi i Degëve të LDK-së në Prishtinë mbajti takimin e rregullt të radhës, ku u shqyrtuan qështje të ndryshme organizative me qëllim të fuqizimit të mëtejm të LDK-së.Nga ky takim Kolegjiumi del edhe me këtë komunikatë rrethë zhvillimeve të fundit në Asamblenë Komunale të Pristhinës.Ne mbështesim fuqishëm qëndrimet e këshilltarëve komunal të LDK-së, rreth zhvillimeve të sotme në Asamblenë Komunale tëPrishtinës.Kolegjiumi I Degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës reagonë ndaj përpjekjes së Shpend Ahmetit që duke keqpërdorur emrin e Republikës së Shqipërisë të manipulojë me ndjenjat e qytetarëve, të përfitojë politikisht dhe të mundohet që të prish marrëdhëniet vëllazërore ndërmjet dy shteteve.Përpjekja që Ambasadës së Shqipërisë t’i jepet një parcelë e cila i është ndarë një subjekti tjetër është veprim i paligjshëm, i pandershëm dhe pjesë e imagjinatës destruktive të Ahmetit, e propaganduar me pompë nga disa kuaziopinionistë me famë në këso intrigash ndërshtetërore.Apelojmë të të ashtëquajturit opinionist të pavarur, të mos bëhen zëdhënës në këtë rast të Vetëvendosjes dhe të mos I fyej këshilltarët komunal në këtë rast të LDK-së të cilët janë të zgjedhurit e popullit.Fillimisht, ideja për t’ia ndarë Ambasadës së Shqipërisë një tokë të huaj dhe për ta futur atë në konteste është veprim i paturpshëm. Me këtë, Shpend Ahmeti ka vërtetuar se nuk është i interesuar që të ofrojë zgjidhje por të krijoj skandale duke keqpërdorur emrin e Republikës së Shqipërisë.Kuvendi Komunal i Prishtinës, kohë më parë, ka ndarë një lokacion për ndërtimin e Ambasadës së Shqipërisë, me 4 maj 2015.Asamblistët e LDK-së janë plotësisht të gatshëm të përkrahin çdo propozim për ndërtimin e Ambasadës së Shqipërisë, apo edhe që të ofrohet ndonjë prej objekteve shtetërore, por në asnjë formë që Republika e Shqipërisë të futet në konteste me persona privat apo juridik dhe të keqpërdoret për përfitime politike.Shpend Ahmeti të gjithë këtë manipulim po e bën në përpjekje për të dëmtuar mbledhjen e përbashkët të dy qeveriveQytetarët e Republikës së Kosovës nuk do të bien pre manipulimeve të Vetëvendosjes, të zbatuara nga Shpend Ahmeti, të cilët pas dështimit që të rrënojnë Republikën e Kosovës me hedhje molotovësh mbi institucione, policë dhe shtëpi private, po përpiqen tani të dëmtojnë imazhin e saj përmes intrigave të të tilla.Shpend Ahmeti duhet t’i kërkojë falje Republikës së Shqipërisë për manipulimin djallëzor me emrin e saj dhe qytetarëve të Kosovës për manipulimet që po bën me qëllim të përfitimeve elektorale.Raportet vëllazërore dhe partneriteti i Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë janë të përjetshme. Manipulimet e partisë së molotovëve janë të destinuara të dështojnë shpejt” (sic.), thuhet në reagimin e LDK-së. /Telegrafi/